E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndotje kimike ne Hungari 4 te vdekur

Gjendje emergjence ne tre komuna ne perendim te Hungarise si pasoje e prishjes se nje ambienti me lende kimike te ndotur nga nje derivat i aluminit.

Ngjarja ndodhi ne zonen e Ajkes ne perendim dhe ka shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 120 te tjereve.

Te kater viktimat mes te cileve edhe nje femije ishin banore te fshatit. Sherbimet e emergjences po kerkojne 7 persona qe rezultojne te zhdukur.

Balta e kuqe ka pushtuar fshatin duke arritur te zere nen vete 230 shtepi.Nje zedhenes i autoriteteve te mbrojtjes civile ka shpjeguar se balta mund te arrije ne lumin Marcal ndersa gjendja e emergjences eshte shpallur ne nje hapesire prej 40 kilometrash katrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›