Japonia tërheq 3.4 milionë makina nga tregu
Defekti
Katër prodhuesit më të mëdhenj të makinave në Japoni do të tërheqin nga tregu 3.4 milionë makina si pasojë e një defekti në jastëkun e ajrit në sediljen e pasagjerit. Toyota, e cila po tërheq 1.73 milionë makina, tha se ato kanë një pjesë defektoze që mund të sjellë hapjen e jastëkut të ajrit në mënyrë të paefektshme gjatë një përplasjeje. Honda do të tërheqë 1.13 milionë makina, Nisan rreth 500 mijë dhe Mazda rreth 45 mijë makina.
Makinat qenë shitur në vitet 2000-2004 dhe firmat thanë se pjesa defektoze ishte furnizuar nga Takata Corp. Mes makinave që do të tërhiqen për riparime janë edhe modelet popullore Corolla dhe Yaris.
Prodhuesit e makinave zakonisht veprojnë shpejt për të tërhequr nga tregu makinat defektoze për inspektim dhe riparim në rastet kur gjenden përgjegjës. Në përgjithësi, defektet kanë qenë të vogla dhe në raste të rralla të lidhura me sigurinë në raste aksidenti.
Aksionet te Takata ranë me 9 për qind në Tokio pas lajmit. Kompanitë do ti kryejnë riparimet falas. Zbulimi i defektit u bë nga analizimi i pesë aksidenteve të ndryshme, në të cilat jastëku i ajrit nuk kishte funksionuar. Dy nga aksidentet patën ndodhur në Japoni dhe tre në SHBA. Por në këto aksidente nuk ka pasur dëme në njerëz.
Japonia tërheq 3.4 milionë makina nga tregu burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email