E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Japonia, trajneri Moriyasu: Nuk jemi superheronj, por…

“Unë mendoj se lojtarët e mi kanë treguar një epokë të re të futbollit japonez. Ata duhet të përdorin këtë ndjenjë zhgënjimi për të provuar të shkojnë më tej herën tjetër.” Kështu ka thënë trajneri i Japonisë, Hajime Moriyasu, pas humbjes me penallti ndaj Kroacisë në fazën e 16-shes të Kupës së Botës. “Nuk mund të bëhesh superhero me një hap. Duhet të përmirësohemi hap pas hapi. Por Japonia po arrin një nivel ku mund të luajmë në skenën botërore”, shtoi japonezi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›