E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rikthimi i Meksikës në shtëpi, sulm dhe ofendime për Tata Martinon

Pavarësisht dorëheqjes së paralajmëruar, tifozët meksikanë dhe i gjithë populli nuk kanë arritur të qetësojnë instinktet dhe zemërimin e tyre. Në aeroport, tashmë ish-trajneri i meksikanëve është sulmuar verbalisht nga shumë mbështetës. “Hajduti”, “Shakaja më e madhe e Meksikës”, “Rënia jonë” ishin thirrjet në adresë të tij.

Vetëm disa nga ofendimet e evidentuara ndaj Tata Martinos, i cili nga videot e gazetave vendas u shfaq i shqetësuar dhe i penduar nga pritja e trishtë.

Në rrëmujen e krijuar është përfshirë një debutet, Norberto Scoponi i cili sipas zërave të parë është përfshirë në një ballë për ballë me një fans dhe madje i ka dhënë edhe një shuplakë këtij të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›