E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia vazhdon përpjekjet për të ftohur reaktorët

Ekipet japoneze vazhdojnë me operacionet për rivendosjen e lidhjeve elektrike në sistemin e ftohjes të reaktorit bërthamor që u dëmtua nga tërmeti dhe cunami.

Ndërkohë, vazhdon derdhja e tonelatave të ujit për të ftohur reaktorët në centarlin Daiçi Fukushima, 250 km në veri të Tokios.

Jukia Amano, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, e quajti emergjencën bërthamore "aksident ekstremisht serioz", dhe tha se do të duhet ndihma ndërkombëtare për t`u marrë me të.

Ndërkohë, policia japoneze tha se bilanci i të vdekurve dhe të zhdukurve nga cunami i së premtes së kaluar ka shkuar në të paktën 16.600, ndërsa më shumë se 6.405 njerëz janë konfirmuar të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›