E Diel, 1 Nëntor 2026

Jarzy Buzek zgjidhet në krye të Parlamentit Evropian

Buzek, 69 vjeç, fitoi mbështetjen e Parlamentit të ri Evropian në seancën e tij të parë pas zgjedhjeve të qershorit, ku aleatët e tij të qendrës së djathtë dolën si forca kryesore parlamentare.
     
Kjo është hera e parë që një përfaqësues i njërit prej vendeve më të reja anëtare më të Bashkimit Evropian merr kryesimin e këtij posti kryesisht ceremonial, por edhe prestigjioz.
     
Buzek ka mbajtur postin e kryeministrit të Polonisë gjatë viteve 1997-2001 dhe është anëtar i Parlamentit Evropian që prej vitit 2004, menjëherë pasi Polonia u anëtarësua në BE.
     
Ai ka qenë gjithashtu edhe anëtar i sindikatës prodemokratike "Solidariteti", që i dha fund erës komuniste në Poloni në vitin 1989.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›