Buzek: Fund përçarjeve mes vendeve anëtare të BE-së
Kështu theksoi ish-kryeministri polak Jerzy Buzek, kandidat pothuajse i sigurt për t'u zgjedhur në këtë post.
Votimi për zgjedhjen e pasuesit të kristian-demokratit gjerman Hans-Gert Pottering, është parashikuar për sot. Buzek, politikan liberal 69 vjeç, është kandidat i Partisë Popullore Evropiane (PPE, konservatore) i mbështetur gjithashtu nga socialistët dhe liberalët.
"Nëse votimi i sotëm përfundon me suksesin tim, mendoj se përçarja mes anëtarëve të vjetër dhe të rinj të BE-së do të zhduket", deklaroi Jerzy Buzek në një intervistë për të përditshmen "Polska" e publikuar sot.
"Dikur një perde e hekurt i ndante të vjetërit dhe të rinjtë. Sot ajo është më pak e dukshme, por ekziston akoma kjo ndarje mes të rinjve (të anëtarësuar në BE në vitin 2004) dhe atyre që janë në BE që prej një kohe të gjatë", shtoi Buzek.
"Ne dëshirojmë që kjo përçarje të zhduket dhe ajo do të marrë fund", theksoi ai.
Pyetjes lidhur me çështjet kryesore që do të trajtojë Parlamenti i ri Evropian Buzek iu përgjigj duke përmendur "daljen nga kriza, sigurinë energjetike, problemet e emigracionit, kriza demografike". Ai foli gjithashtu për rifillimin e strategjisë së Lisbonës, e hartuar në vitin 2000, që pritet ta bëjnë Bashkimin Evropian bashkimin ekonomik më konkurrent dhe më dinamik në botë.
Sipas tij, BE-ja ka nevojë sot për një marrëveshje strategjike me Shtetet e Bashkuara, duke iu përgjigjur konkurrencës në rritje të ekonomive aziatike.
"Mendoj se është e nevojshme të arrihet një marrëveshje mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian sepse bota ka ndryshuar dhe rivaliteti i vjetër mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së jo vetëm që nuk ka më arsye të ekzistojë por është bërë i dëmshëm", deklaroi Buzek.
"Së bashku mund të bëhemi partnerë të fuqishëm për vendet e Lindjes së Largme: India, Japonia ose Kina", theksoi ai.