E Diel, 1 Nëntor 2026

Jashtë protestë dhe përplasje, nis seanca plenare, PD bojkoton

Ka nisur seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa jashtë godinës janë mbledhur protestues që kërkojnë largimin e Qeverisë dhe të gjithë klasës aktuale politike.

Në seancë nuk janë të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike. Disa prej tyre që fillimisht u paraqitën në Kuvend, më pas janë kthyer në selinë e partisë.

Partia Demokratike ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në punimet e Kuvendit, duke argumentuar se mazhoranca refuzon të përfshijë në rendin e ditës katër projektligje të propozuara nga opozita, të cilat sipas tyre përfaqësojnë edhe kërkesat e protestuesve.

Në deklaratën zyrtare, Grupi Parlamentar i PD-së thekson se bojkoti do të vijojë për sa kohë nuk përcaktohet shqyrtimi i këtyre nismave brenda këtij sesioni parlamentar, duke kërkuar përfshirjen e tyre në procedurën parlamentare për diskutim dhe miratim në Kuvend.

Projektligjet që opozita kërkon të shqyrtohen

  1. Projektligjin për shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura;
  2. Projektligjin për shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike;
  3. Projektligjin për shfuqizimin e Paketës së Maleve;
  4. Projektligjin për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit për trashëgiminë kulturore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›