E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaupaj: Së shpejti nis projekti për rehabilitimin e ish-vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë

TIRANË, 29 korrik/ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj inspektoi nga afër ish-vendgrumbullimin e mbetjeve në Vlorë, ku së shpejti nis një projekt i rëndësishëm rehabilitimi mjedisor. Në një postim në rrjetet sociale, Jaupaj tha se Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me  bashkinë Vlorë dhe me mbështetjen e KfW, do të rehabilitohet ish-hotspotin mjedisor”. Japaj tha se “do të kapsulojmë landfillin e vjetër sipas standardeve mjedisore dhe do të rikuperojmë zonën e vendgrumbullimit të inerteve në ish-Fushën e Aviacionit”. Sipas Jaupaj, ky është një tjetër investim konkret për një Vlorë më të pastër, më të gjelbër dhe më të qëndrueshme. Rehabilitimi i ish-vendgrumbullimit të mbetjeve në Vlorë synon përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve dhe rehabilitimin e zonave të degraduara mjedisore, me qëllim garantimin e  një mjedisi më të pastër dhe një cilësi më të lartë jetese për qytetarët. /k.s/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›