E Diel, 1 Nëntor 2026

Jaupaj takim me Becin: Investime për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shkodër

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj zhvilloi sot një takim me kryetarin e bashkisë Shkodër, Benet Beci.

Jaupaj tha se në fokus të diskutimeve, ishte ecuria e procesit të pastrimit në qytet.

Një tjetër temë e diskutimeve mes Jaupajt dhe Becit, ishin edhe investimet që do të bëhen në përmirësimin e infrastrukturës së menaxhimit të integruar të mbetjeve si hapa konkretë drejt një mjedisi më të pastër dhe standardeve më të larta.

Jaupaj nënvizoi se do të vijojë bashkëpunimi i ngushtë me bashkinë e Shkodrës edhe në projektet e përbashkëta për zonat e mbrojtura, për t’i administruar në mënyrë të qëndrueshme, duke ruajtur vlerat natyrore dhe duke i kthyer në mundësi reale për komunitetin dhe ekoturizmin.

/e.i/j.p/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›