E Diel, 1 Nëntor 2026

10 pozicione të lira pranë misionit shqiptar në BE, MEPJ: Bëhuni pjesë e skuadrës

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) rikujtoi se vijon që të jetë e hapur thirrja për 10 pozicione të lira në misionin e Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, në Bruksel.

Sipas njoftimit të MEPJ-së, aplikimet janë të hapura për nëpunës të Shërbimit të Jashtëm, punonjës të Administratës Publike, si dhe për çdo qytetar shqiptar profesionist, brenda dhe jashtë vendit, që plotëson kriteret e përcaktuara.

Pozicionet e shpallura përfshijnë: zëvendësshef misioni, ministër Fuqiplotë; këshilltar për marrëdhëniet me Këshillin dhe DG ENEST; këshilltar për marrëdhëniet me Parlamentin Evropian; këshilltar për Komunikimin; koordinator i Dimensionit Sektorial me gradë  Ministër Këshilltar;  këshilltar për “Shtetin e së Drejtës”;  këshilltar për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural; këshilltar për Energjinë dhe Industrinë; Sekretar i Parë për Konvergjencën dhe Zhvillimet Makro Ekonomike; Sekretar i Parë për Mjedisin dhe Çështjet Sociale

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve është data 8 maj 2026.

Kjo thirrje vjen në kuadër të forcimit të përfaqësimit të Shqipërisë në institucionet e Bashkimit Evropian dhe synon të tërheqë profesionistë të kualifikuar për të kontribuar në procesin e integrimit evropian të vendit.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›