E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 14, Laçi –Besa 0-0Për Besën ky ishte barazimi i pestë sezonal, ashtu si për Laçin

Publikoje ne rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Besa humbi sërish terren ndaj Dinamos pas barazimit pa gola në transfertën e Laçit. Tashmë diferenca shkon në +12 pikë për kryesuesit e kampionatit: Dinamo, 38; Besa, 26.

Ndeshja është zhvilluar në presion të vazhdueshëm psikologjik. Gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku u godit me sende të forta nga tifozët laçjanë për shkak të dhënies së disa faulleve në favor të Besës, pavarësisht se në cilën pjesë të fushës ndodhej goditja e lirë. Mesfushori i Besës, Paulin Dhembi, u godit me gur në kokë, duke kërkuar ndihmë mjekësore.

Për Besën ky ishte barazimi i pestë sezonal, ashtu si për Laçin (17 pikë). Edhe barazimi i tyre i fundit midis dy ekipeve kishte përfunduar 0-0, por që daton 16 vjet më parë, më 11 shkurt 1993. Bilanci i dy ekipeve: 18 ndeshje; 5 fitore Laçi, 3 barazime, 10 fitore Besa.

Numri i klikimeve - 1856
  E Diele, 13 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›