E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 25, Dinamo – Kastrioti

E eliminuar në Kupën e Shqipërisë (nga Shkumbini) dhe e mundur në Korçë nga Skënderbeu fundjavën e kaluar në kampionat, Dinamo synon ndaj Kastriotit (java 25) të rikuperojë nderin e humbur të liderit absolut të Kategorisë Superiore.

17 pikë diferencë ndaj Besës së vendit të dytë (40 pikë), i kanë dhënë kampionëve të pashpallur të Superligës luksin për të administruar me qetësi fundsezonin, ku të paktën në javën e fundit pesë skuadrat e pjesës së sipërme të tabelës humbën: Dinamo me Skënderbeun (4-3), Besa me Kastriotin (3-2), Tirana me Flamurtarin (3-1), Laçi me Vllazninë (1-0) dhe Teuta me Gramozin (2-0).

Në vizitën e fundit në kryeqytet, Kastrioti fitoi 1-0 me Tiranën, në një ndeshje të konsideruar si “dhuratë elektorale” të bardhebluve, por ndaj Dinamos së vendit të parë, krutanëve të Ramadan Ndreut do t’u duhet shumë punë për të marrë të paktën barazimin nga sfida në “Qemal Stafa”.

Në dy përballjet sezonale, Dinamo i ka fituar të dyja ndeshjet: 3-1 në Krujë dhe 2-0 në Tiranë. Kastrioti është në zonën e skuadrave për mbijetësë në Superligë, kjo dhe për shkak të heqjes së 3 pikëve nga Komisioni i Disiplinës pas braktisjes së ndeshjes në Vlorë ndaj Flamurtarit vendas.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 26 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›