E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 25, Gramozi - Skënderbeu

Skënderbeu do të përballet në Ersekë me Gramozin vendas në javën e 25-të, në një ndeshje të konsideruar “për jetë a vdekje” në betejën për mbijetesë në Kategorinë Superiore midis dy skuadrave të ardhura nga Kategoria e Parë e që renditen pas 24 javësh në dy vendet e fundit të Superligës.

Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve respektive; Skënderbeu pas triumfit 4-3 ndaj Dinamos në Korçë dhe Gramozi ndaj Teutës (2-0) në Durrës, njëherësh edhe fitorja e vetme e kolonjarëve në 13 ndeshje në transfertë.

Skënderbeu është skuadra e momentit me një seri prej katër fitoresh resht, ku spikat triumfi ndaj tre skuadrave që renditen në vendet 1-5 (Dinamo, Besa dhe Shkumbini).

Në fazën e parë, Skënderbeu arriti një fitore të bujshme 4-1 ndaj Gramozit në Korçë, në një ndeshje të shoqëruar nga një tension jo i vogël në shkallët e tribunave për shkak të banderolave fyese të tifozerisë korçare ndaj fqinjëve të tyre.

Në përballjen e dytë sezonale, takimi u zhvillua pa praninë e shikuesve në Ersekë, Gramozi fitoi me rezultatin e pastër 2-0. Gjithsesi, pas 24 javësh të luajtura dy rivalët e përjetshëm ndajnë një diferencë prej +5 pikësh në favor të Skënderbeut.

Skënderbeu është shndërruar në një makinë golash, ku vetëm në katër fitoret e fundit ka shënuar 10 gola, kundrejt 3 golave të Gramozit në po aq ndeshje.

Skuadra kolonjare në ndeshjen e fundit të zhvilluar në shtëpi barazoi 1-1 me Vllazninë, ndërkohë që Skënderbeu në takimin e fundit të luajtur transfertë fitoi 2-1 me Besën në Kavajë, njëherësh edhe fitorja e vetme e formacionit të Mirel Josës, trajnerit të tretë sezonal të korçarëve pas Gerti Haxhiut dhe Andrea Markos.


Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Premte, 26 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›