E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 6, Tirana – Kastrioti 1-1. DështimNdeshja u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe

Publikoje ne:

Tirana e këtij sezoni po përsërit edicionin 2007-2008, kur 24-herë kampionët u renditën në vendin e 6-të. Bardheblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 me Kastriotin në “Qemal Stafa”.

Miqtë nga Kruja të drejtuar nga Stavri Nica realizuan të parët me anë të Klevis Roshit në minutën e 44-t.

Në pjesën e dytë mesfushori Gjergji Muzaka vendosi ekuilibrat në minutën e 51-të, rezultat që nuk ndryshoi deri në fund të takimit.

Ky ishte barazimi i 8-të midis dy skuadrave në 16 ndeshje historike midis tyre.

Ndeshja u ndoq edhe nga trajneri i Kombëtares, Josip Kuzhe, i cili pa në njëfarë mënyre edhe dështimin e bashkatdhetarit të tij, Ilija Lonçareviç, me skuadrën me më shumë trofe në Shqipëri.


  E Shtune, 03 Tetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›