Lonçareviç jep dorëheqjen nga TiranaKroati u bë trajneri i pestë që jep dorëheqjen nga Superliga ne gjashte jave te luajtura

Publikoje ne:
Trajneri i Tiranës, Ilija Lonçareviç dha dorëheqjen e tij të parevokueshme nga drejtimi i kampiones në fuqi, menjëherë pas barazimit 1-1 me Kastriotin, takim i vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore.
“Edhe po të fitoja 5-0 do të largohesha nga Tirana. Situata është shumë e rënduar në klub. Nuk do të them se kush është fajtori”, - tha trajneri i pestë i huaj që ka drejtuar Tiranën në dhjetë vitet e fundit.
Kroati u bë trajneri i pestë që jep dorëheqjen nga Superliga. Më parë e kishin dhënë atë Gugash Magani (nga Shkumbini), Eqerem Memushi (nga Flamurtari), Ilir Qirjako (i shkarkuar nga Gramozi) dhe Hasan Lika (i shkarkuar nga Vllaznia).
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Shkumbini: Gugash Magani (nga java 1-2). Kristaq Mile (nga java e 3-te)
Flamurtari: Eqerem Memushi (nga java 1-4). Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi: Ilir Qirjako (nga java 1-5). Agim Canaj (nga java e 6-të).
Vllaznia: Hasan Lika (nga java 1-5). Roland Luçi (nga java e 6-të)
Tirana: Ilija Lonçareviç (nga java 1-6). Trajneri i ri: ???
E Shtune, 03 Tetor 2009