Java Europiane e Testimit për Hepatit, rritet ndërgjegjësimi në Korçë

Rritet ndërgjegjësimi i personave që kryejnë vullnetarisht testin e Hiv-it dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme. Në periudhën janar-nëntor 2020 janë kyer 554 testime pranë Qendrës së Testim-Këshillimit vullnetar për Hiv/Aids, pranë Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Korçë. Shifër kjo pak pak më e ulët krahasuar me 2019-tën kur në të njëjtën periudhë janë kryer 578 testime. Kjo për shkak të pandemisë e cila ka kushtëzuar testimet masive sidomos tek të rinjtë.
Diagnoza dhe trajtimi i hershëm mund të zvogëlojnë gjasat e transmetimit të mëtejshëm tek të tjerët të këtyre sëmundjeve infektive, ndaj Sterjo apelon për më shumë ndërgjegjësimin në kryerjen e testeve diagnostikuese.
Ditët 23 deri në 29 nëntor, këtë vit përkojnë me Javën Europiane për testimin e HIV-it dhe Hepatitit, e cila synon të rritë ndërgjegjësimin në lidhje me përfitimet e testimit për HIV dhe Hepatit, në mënyrë që sa më shumë njerëz të informohen për sjelljet që i vendosin ata në rrezik për t’u infektuar nga këto sëmundje, dhe të kuptojnë se aktualisht ka trajtim efektiv në dispozicion.