E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java e re do të sjellë zyrtarisht vjeshtën

Meteorologët kanë parashikuar një ulje të temperaturave deri në 10 gradë celsius. Në javën që vjen situata sinoptike në vendin tonë do të jetë krejt ndryshe nga ajo që përjetuam në dhjetëditëshin e parë të muajin tetor. Sinoptikanët theksojnë se në tre ditët e para të javës që vjen do të ketë rreshje shiu në të gjithë territorin e vendit . Nga e mërkura pritet një ndërprerje e rreshjeve të shiut , megjithatë do të mbretërojë një mot i paqëndrueshëm. Ndërsa temperaturat pritet të pësojnë ndryshime të mëdha , sidomos në zonat veriore të vendit, në të cilat do të ulen duke shkuar në 10 gradë celsius. Megjithatë, duke krahasuar muajin tetor me atë të vitit të kaluar, nuk vihet re ndonjë ndryshim i madh, si në temperaturat ashtu edhe në lagështi. Ndërsa sot, deri në mesditë moti pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa vranësira më të dukshme do të ketë në zonat malore veriore ku do të krijojnë mundësi për shira të dobët e të izoluar. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët në veri të vendit ndërsa pjesa tjetër e territorit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës pritet shtimi i vranësirave duke zbritur edhe në qendër të vendit por jugu do të mbetet i kthjellët. Ndërsa era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me drejtim jugperëndimor. Në orët e pasdites do të ketë 2 -3 gradë rënie të temperaturave në të gjithe territorin e Shqipërisë .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›