Juridiku dhe Shkencat Sociale, mësim tek “Kinoklubi” dhe Infermieria
Në ditën e parë të shkollës, mësim në godina të braktisura
Shpërndahen studentët nga një cep i qytetit tek një tjetër
Për të zgjidhur problemin e godinave për Fakultetin e Shkencave Sociale dhe Juridikun, Universiteti i Tiranës ka gjetur ambiente borxh nga njëra anë e qytetit në tjetrën. Kështu në vitin e ri shkollor studentët e këtyre dy fakulteteve do të bëjnë mësim të shpërndarë nga Qyteti i Studentit në godinën e “Kinoklubit”, për të vazhduar më të tej tek ish-ambientet e Fakultetit të Infermierisë dhe në një prej godinave të Universitetit Ushtarak “Skënderbej”.
Godinat
Rektorati i Universitetit të Tiranës përmes një njoftimi për shtyp ka deklaruar se është zgjidhur problemi i mjediseve për studentët e Fakultetit të Drejtësisë dhe të Fakultetit të Shkencave Sociale. “Pas kërkesës së universitetit, është arritur gjetja e tre mjediseve alternative për zhvillimin e mësimit për këto fakultete. Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale do të zhvillojnë mësim në një prej godinave të Universitetit Ushtarak “Skënderbej””, - bëhet e ditur në njoftim. Ndërkohë, studentët e vitit të parë dhe të dytë të Fakultetit të Drejtësisë do të zhvillojnë mësimin në mjediset e “Kinoklubit” të Qytetit Studenti, dhe ata të vitit të tretë dhe vitit të katërt do të zhvillojnë mësim në një godinë të Fakultetit të Infermierisë, të vendosur në dispozicion vetëm për këta studentë. Prej ditës së hënë të gjithë studentët do të nisin mësimin në Universitetin e Tiranës në mjedise të përshtatura për zhvillimin e veprimtarisë akademike. Rektorati i Universitetit të Tiranës garanton të gjithë studentët e Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkencave Sociale se nuk do të hasin problem gjatë vitit të ri akademik për ambientet e zhvillimit të mësimit.
Studentët e Shkencave Sociale dhe atij Juridik gjendeshin përballë një rreziku nëse vazhdonin të bënin mësim në ato ambiente, pasi rreth dy vite më parë ndodhi një çarje e mureve të godinës së këtyre dy fakulteteve. Të alarmuar, drejtuesit universitarë kërkuan shpërnguljen e studentëve me frikën e shembjes së godinës. Ata akuzuan një firmë ndërtimi që kishte bërë pa cilësi punimet për zgjerimin e godinës. Rektori Kule fajësoi në atë kohë edhe Ministrinë e Arsimit dhe Fakultetin e Shkencave Sociale, që kishin marrë në dorëzim objektin.
Universiteti i Tiranës
Ndërkohë ditën e hënë fillon viti i ri akademik dhe Universiteti i Tiranës, një nga më të mëdhenjtë në vend për numrin e pranimeve, do t'i presë ata në një situatë shumë të vështirë infrastrukturore. Në Universitetin e Tiranës, për herë të parë këtë vit do të ulen rreth 7000 studentë të rinj, të shpërndarë në tetë fakultetet që disponon ky universitet. Mungesa e auditorëve, por shpesh herë dhe mungesa e tavolinave dhe karrigeve, do të shoqërojnë edhe këtë vit të ri akademik universitetet e vendit. Vendet e mbetura bosh do të shpërndahen nëpërmjet formularit A3, kur të rinisë dhe faza e tretë e regjistrimeve. Ndërkohë, nga burime të pakonfirmuara nga Ministria e Arsimit bëhet e ditur se pritet të dalë udhëzimi për formularin A3.