E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java mbyllet me renie te lekut ne kembim me euron

Monedha vendase leku, po leshon terren lehte ne kembim me monedhen evropiane, euron. Ne fundjave, nje euro blihej me 131,4 leke dhe shitej me 131,9 leke, ndersa para nje jave nje euro blihej me 130,7 leke dhe shitej me 131,2 leke. Nderkohe, edhe ne krahasim me fillimin e kesaj jave, kursi i kembimit te euros ndaj lekut ka qene pothuajse ne te njejtat kuota. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor japin si arsye themelore, mungesen e valutes ne treg. Kjo vertetohet edhe nga te dhenat zyrtare te institucioneve te financave, ku vertetohet se, dergesat e emigranteve kane rene dhe te ardhurat nga eksportet gjithashtu. Qe nga fillimi i vitit monedha e perbashket eshte forcuar me 8 per qind ndaj lekut. Ky vleresim i euros, i ka bere me te shtrenjta sherbimet qe kryhen ne euro. Por gjithashtu ka shtrenjtuar mjaft kredite qe jane marre ne valute nga shtetasit shqiptare ne bankat e nivelit dyte. Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor bejne me dije se, gjate periudhes ne vazhdim do te kete vleresim te monedhes vendase. Arsyet lidhen me nisjen e sezonit turistik, i cili sjell me vete edhe prurje valutore ne euro. Gjithashtu pritet qe gjate periudhes maj-qershor te futet ne treg nje kredi e qeverise shqiptare, prej rreth 250 milione eurosh, e cila do te kete ndikim pozitiv ne forcimin e monedhes vendase. Ne fillim te vitit, nje euro blihej me 123,3 leke dhe shitej me 123,8, ndersa gjate vitit te kaluar, euro e kishte kuoten me te larte te kembimit ndaj lekut ne muajin mars, kur blihej me 125,3 leke.

Parashikimet

Ekspertet ne agjencite e kembimit valutor bejne me dije se, gjate periudhes ne vazhdim do te kete vleresim te monedhes vendase. Arsyet lidhen me nisjen e sezonit turistik, i cili sjell me vete edhe prurje valutore ne euro.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›