Juve-Milan, sinjale per trazira
Sipas medieve italiane, nje grup prej 30 personash kane qene ne stervitjen e Juventusit, nje dite para ndeshjes dhe kane protestuar duke shfaqur edhe reagime te dhunshme, pasi nuk jane pajtuar me ecurine e skuadres se tyre, ne ndeshjet e fundit. Ironikisht, lojtaret ne kete moment nuk ishin prezente, pasi tifozet kishin ndermend qe te nderprisnin edhe stervitjen. Grupi eshte larguar pa shkaktuar probleme te metejshme, por ka te ngjare qe ne ndeshjen e se dieles te kete probleme. Nese Juventusi do te mundet nga Milani, sinjali per akte te dhunshme eshte dhene dhe policia ka nisur te marre masat ne kohe. Juventusi ndodhet ne vend te trete, por edhe pse nuk rrezikon shume qe te mbetet jashte Liges se Kampioneve, tifozet jane zemeruar me paraqitjet e fundit te skuadres se tyre.