E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Java nis e nxehtë, ditët në vazhdim temperatura në rënie

Java do të nisë me temperatura të larta ditën e hënë dhe të martë duke shënuar një rënie temperaturash në ditët në vazhdim .

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU) moti në pjesën më të madhe të këtyre dy ditëve parashikohet me diell por edhe alternime vranësirash kalimtare.

Vranësirat në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Mërkurë dhe orët e para të mëngjesit të ditës së Enjte do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intenistet të ulët.

Për shkak të masave ajrore me origjinë veriore pritet rënie e ndjeshme e temperaturave kryesisht në vlerat minimale.

Java do të mbyllet me kushte të qëndrueshme atmosferike pasi nis depërtimi i Anticiklonit të Azoreve dhe hera-herës edhe ai Afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe temperatura mjaftë të freskëta në vlerat minimale dhe normale në ato të mesditës.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›