E Enjte, 5 Nëntor 2026

Java nis me ulje temperaturash/ Parashikohen reshje shiu në ditët në vijim

I nxehti i këtyre ditëve parashikohet të pësojë një tërheqje në javën e ardhshme. Java do të nisë e qendrueshme. Në mesjavë, do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësira mesatare të cilat gjatë orëve të nxehta të ditës do të marrin karakter të dendur përgjatë zonave malore. Gjatë këtyre orëve kryesisht nga e mërkura deri të premten vendi do të përfshihet pjesërisht nga reshjet e shiut përjashtuar brigjet detare. Reshjet në verilindje e juglindje do të marrin formën e shtrëngatave të shiut e lokalisht të breshërit me shkarkesa elektrike. Temperaturat do të pësojnë rënien e tyre si në tabelë. Era do të fryjë nga verilindja e veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në brigjet detare dhe gjatë momenteve me shtrëngata. Valëzimi në dete i forcës 3 ballë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›