E Enjte, 5 Nëntor 2026

Bie nga dritarja e hotelit në Durrës/ I mituri polak në gjendje të rëndë për jetën

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshmë në Durrës, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, ku një i mitur polak ka rënë nga kati i tretë i hotelit.

Sipas policisë, 10 vjeçari është dërguar me urgjencë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth  orës 22:50, te Shkëmbi i Kavajës, Durrës, dyshohet se aksidentalisht  ka rënë nga ballkoni i katit të tretë  të një hoteli, një  10 vjeçar, polak, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›