E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jave ferri per Juven Kaljari Siti e Inter

Me moralin jo ne nivelin me te mire skuadra e Del Nerit do te udhetoje neser drejt Kaljarit ne javen e peste te kampionatit italian. Te enjten ne mbremje Zonja eshte mysafire ne shtepine e Mancester Sitit ne ndeshjen e dyte ne grup te Liges se Evropes nderkohe qe te dielen e ardhshme me 3 tetor do te perballet me Interin ne San Siro per javen e gjashte te Serise A.

Atmosfera ne kampin bardhezi per cudi eshte e qete dhe presidenti Andrea Anjeli vazhdon ti jape mbeshtetjen maksimale skuadres. Megjithate kater piket ne po kaq jave kampionat dhe barazimi 3-3 ne shtepi ndaj Leh Pozhnanit ne Ligen e Evropes rendojne aspektin psikologjik te ekipit ne prag te nje jave kaq te rendesishme per ecurine e metejshme.

2010-09-25 1712

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›