E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Protestat e opozites nuk me trembin...

Kete te diel ai theksoi se axhenda e vetme e tij jane procesi i liberalizimit te vizave.

Axhenda ime jane vizat. Une punoj dhe do punoj si qeveri me te gjithe potencialin per te bere qe shqiptaret te fitojne se shpejti nje liri qe nuk e kane patur ne shekuj. Kjo eshte agjenda ime. Ajo cka une shpreh kenaqesine time eshte qe zoti Rama dje nga Kukesi u kthye neper rrugen e kombit. Uroj qe ti kete kerkuar falje tunelit theksoi Berisha.

Ai shtoi me tej se e respektonte vendimin e opozites per protestat dhe nese ato ndodhin nuk do te kishin asnje ndikim ne proceset integruese te vendit. Absolutisht respekt te plote per te gjitha vendimet e opozites. Ju garantoj se ky eshte nje vend i shtetit ligjor dhe une kete e kam garantuar. Ata qendruan 19 dite para zyres sime . Une isha I pergatitur te qendronin edhe dy vjet para zyres sime po te deshironin. Respekti im eshte I palekundur. Nje vend tjeter i madh i spastroi me ane te permbarimit dhe policise dhe ju e dini shume mire kete gje. Une nuk i cova ata ne gjyq vijoi kryeministri i cili ishte i pranishem sot ne panairin e Agrobiznesit.

2010-09-26 1556

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›