Jay Z e mund Kanye West

Shitjet e albumit të Kanye kanë rënë për 80% në javën e dytë të pranisë së tij në tregun amerikan. Me gjithë përkrahjen që e ka pasur nga Lou Rid, albumi i ri i Kanye West, ‘Yeezus’, ka rënë nga pozita e parë që e pati në javën e parë të lëshimit në treg të tij.
Albumi i gjashtë i West është një prej katër albumeve që ka rënë më shpejt nga pozita e parë në historinë e muzikës amerikane.
Albumi kishte dalë në treg më 18 qershor dhe e kishte pasur pozitën e parë në SHBA dhe në Britani, kurse në javën e dytë shitjet kishin rënë për 80%. Kjo ka ndodhur menjëherë pas lajmërimit për daljen në treg të albumit të ri të Jay Z, që mbetet njëri prej reperëve më të popullarizuar./Indeksonline/