E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanfina! Nuk jam fare romantike

Zanfina Ismajli shënoi edhe një sukses të ri në karrierën e saj me bashkëpunimin e fundit që solli me Noizyn, me këngën “Po sikur”. Kënga kishte tematikë sociale, dhe kishte për qëllim sensibilizimin e çifteve dhe ngritjen e respektit për femrën shqiptare.

Ndonëse cilësohet si femra me trupin më të bukur të estradës, duket se ëndërrat e saj dallojnë nga vajzat tjera. Zanfina ka deklaruar se nuk është aspak romantike, dhe martesa për të nuk është primare.

"E verteta është që për mua s'është primare në jetë dasma dhe nuk mendoj vetëm si të martohem. Nëse e krahasoj veten me vajza të tjera, them se nuk jam aq romantike, ndoshta s'kam shumë hormone femërore (hahaha)", ka thënë këngëtarja për numrin e fundit të Revistës "Paloma".

Këngëtarja besohet se është në lidhje me një biznismen nga Kosova, por që lidhjen e tyre preferon ta mbajë larg mediave. Kjo i bie që nuk do të kemi fatin ta shohim Zanfinën me fustan të bardhë, apo deri sa të vjen ai moment, ndoshta ajo do të ndërrojë mendim./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›