E Diel, 1 Nëntor 2026

Jazzeti Studio e X Factor Albania gjigante me e madhja qe kam pare

Forcë dhe elegancë, dinamizëm dhe shkëlqim do të përcjellë superproduksioni i TV kombëtar Klan, X Factor. Të gjitha përmblidhen në atë çfarë njihet si ndriçimi i këtij shoë gjigant, i cili do të ngjizet gjithashtu në një studio gjigande, nga më të mëdhatë, ku janë shfaqur produksione të kësaj patente.
Ndaj dhe producentët, nuk kishin sesi edhe pas këtij elementi me potencë, siç është ndriçimi të mos ofronin një prej emrave të mëdhenj të kësaj fushe. Marcello Jazzeti, drejtori i fotografisë së X Factor Italian, do të jetë, tashmë drejtori i fotografisë së X Factor Albania. Një njeri me një karrierë të gjatë, të paktën 26 vite si drejtor i fotografisë në teatër, aty ku ngjizet ndriçimi i vërtetë, aty ku s’kanë vend filtrat televizive. Z. Jazzeti bashkëpunon dhe me një prej platformave me të njohuara dixhitale Italiane, “Sky” e njohur për cilësinë e jashtëzakonshme të figurës. Ajo çfarë e mahnit më shumë mjeshtrin e ndriçimit është dimensioni i skenës, surprizë për nga përmasat.
“Kjo është një studio vërtet e madhe dhe e bukur, nga eksperianca ime, më e madhja në të cilën më është dashur të punoj. Madhësia është një vlerë e shtuar, është një betejë për ne, është vërtet e jashtëzakonshme”- u shpreh Jazzeti.
Do të punohet me ndriçimin në çdo element të programit, nga këngëtari, tek kënga, publiku të gjithë bashkë për të transmetuar një prej programeve më të jashtëzakonshëm televizivë. Drejtori i fotografisë flet për ndriçim të personalizuar të çdo personazhi, që do të përcjellë zjarrin e skenës, tek publiku, të gjithë do të ndihen aty.
“Ne do të punojmë mbi çdo këngëtar, këngë, çdo personazh do të ketë dizenjon e tij, dhe energjinë e tij. Pra do të sjellim live, personazhin e tij. Shfaqja ka shume elementë, jurinë këngëtarët, prezantuesen, të cilen pata fatin ta njoh, është shumë e zonja, është e jashtëzakonshme. Do të jetë një shoë i kompletuar dhe do të ketë shumë entuziazëm.
Kjo skenë do të japë një show të madh, kjo skenë i përqafon të gjithë, do të jetë e fortë dhe elegante njëkohesisht.
E gjitha kjo verifikohet lehtësisht në terren, aty ku po punohet pa pushim për produksionin e madh. Me modesti z. Jazzeti thotë se X Factor Albania ka të gjitha mundësite të ofrojë me shumë edhe se X factor italian, për të cilin suksesi është një fakt lehtësisht i verfikueshëm.
“Janë të gjitha gjasat që kjo të ndodhë, e shoh këtë nga menyra sesi po ecën përpara ky produksion, regjisorja e programit është një njeri me forcë të madhe, person i jashtëzakonshëm”- thotë Jazzeti
Kur flitet për entuziazëm, ekspertët e ndriçimit do të gjuajnë atë tek publiku, për ta përcjellë atë live tek telespektatorët. Kjo skenë dhe kjo skenografi siç thotë drejtori i fotografisë do t’i japë mundësi publikut të jetë pjesë e integruar e shoë-t, do të jenë protagonistë në momentet më të rëndësishme të tij. Falë ndricimit professional, do të mund të prekësh live në një transmetim HD, nxehtësinë e shkëlqimin e një superproduksioni që shfaqet për herë të parë në Shqipëri.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›