Milot qellohen dy vellezer nje i vrare dhe nje i plagosur
Dy vëllezër nga qyteti i Milotit kanë rënë pre e plumbave, teksa po shkonin në shtëpinë e tyre, ndërsa nuk dihen ende autorët dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ku për pasojë ka humbur jetën njëri prej vëllezërve, ndërsa tjetri është plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa viktima ështëArdjan Gega, 24 vjeç, kurse i vëllai i tij 28 vjeçari Altin Gega ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje kritike për jetën. Në momentin e ngjarjes nuk ka patur asnjë dëshmitar të rastësishëm, duke e vështirësuar identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë nisur një hetim intensiv për të zbardhur ngjarjen dhe për të zbuluar autorët e saj. Sipas banorëve dy vëllezërit nuk njiheshin si persona problematikë, duke mos gjetur asnjë arsye mbi këtë ngjarje të rëndë.