Je vetëm, kur humbet dashurinë!
E shikojmë atë nga pika ku kemi mbërritur dhe na duket e njohur, e përjetuar, e bukur dhe qortonjëse. Kështu ndodh kur koha e matshme si ditë, muaj, vite, vjen e soset! Një avion apo një engjëll, ose më saktë një “avion-engjëll” na përgatit mes ëndërrimeve dhe vegimeve qiellore për një udhëtim tjetër, të fundit, në përjetësi. Duhet të përgatisim bagazhet. Gjithçka është e nevojshme, si në një “Noeisëm” qiellor! Ç’duhet të marrim me vete?! A vlejnë mjetet dhe orenditë tokësore për këtë udhëtim? Jo, ato nuk duhen, nuk vlejnë! Bota eterike ka të tjera parime, tjetër gravitacion. Dimensionet e saj nuk maten me materialitetin! Le të mbesin të gjitha në tokë, atje ku “bursa e grykësisë” nuk bën pushim asnjë ditë. Atje ku njerëzit gjithçka mund të mos bëjnë, porse kurrë nuk harrojnë të grinden! Ju pëlqen kjo lloj “lufte”. Vetëm falë saj, ata zbrazin gjithçka që brenda tyre zien si pasion i verbër, shpues, provokues që, mund të fillojë me miklimin e të përfundojë me intrigën! “Avioni-engjëll”, lejon si bagazh përjetësie vetëm një ngarkesë, e cila as futet në valixhe, as paketohet për t’u fshehur në trup, e as nuk mbahet në kuletë! Madje kjo e fundit as që duhet fare në ato hapësira, sepse mund të shpjerë atje një bacil vrasës. Njeriu është i vdekshëm. Sa më herët ta kuptojë aq më mirë është për të. Kështu mbulon me kujdesin e dashurisë çdo sekondë të saj. Nëse ai rreket që të “trashi kuletën” me prona dhe pará, me qëllimin sa naiv aq edhe të mbrapshtë, se kështu mund të blejë pavdekësinë, kjo lloj pagese nuk vlen për rrugëtimin qiellor! Bileta e udhëtimit në këtë avion është e parapaguar! Të gjithë e kanë këtë fat! Nuk lypset kuleta! Ne do të ikim një ditë nga kjo botë. Kështu ka qenë, kështu do të jetë! Lejohet të marrim vetëm një “bashkë-pasagjer”.
“Gjë” atë nuk mund ta quajmë sepse kështu duket shumë materiale. Mund ta marrim nëse e kemi brenda vetes. E kemi pasur sepse e kemi krijuar, e kemi ushqyer, e kemi blatuar, duke e respektuar! I jemi bindur aromës dhe afshit të saj. I jemi përgjëruar si “skllevër të lirë”! Kemi qarë për të me lot të sinqertë shpirti. Kemi provuar herë-herë të sillemi si tekanjozë duke menduar se pak aventurë në qëndrimin ndaj dashurisë, do të na bënte më të pasur në galerinë e trupave epshorë! Ka qenë, mbetet dhe do të jetë veç ajo, dashuria! “Përjetësisht dashuria!”. Kështu titullohet drama (për mua lirike) e dramaturgut dhe regjisorit të shquar, “Artistit të Popullit” Mihal Luarasi. Dashuria është njerëzore, porse njerëzit janë të fundëm si tokësorë. Përpara se të shndërrohen si pasagjerë të “avionit-engjëll” do të duhet që këtu në tokë, në ambientin tonë shoqëror, në kornizën tonë familjare dhe brenda gjeometrisë së dy trekëndëshave që konfigurojnë “Graalin e Shenjtë”, çiftin femër-mashkull, të rilexojnë gjithçka të përjetuar! Ata rrëfehen sinqerisht, pa censurë, me meditim, me vuajtje përdëllimesh, ritakojnë ankthet e jetës, gëzohen si në kohën e puthjes së parë, vuajnë si në momentet e dashurisë së vjedhur! Ah, dashuria e vjedhur!!! Po a mund të vidhet dashuria?! Apo vidhet pasioni dhe ky “mëkat” e rindez dashurinë! “Vështirë të mos e lëndosh atë që dashurohet me ty!”, - thotë Oscar Wild. Dhimbja e thellë është, kur gruaja dyshon se dashuria për të derdhet diku tjetër. E gjithë kjo, sepse “gratë u ngjajnë fëmijëve, ato jetojnë me ëndrrat e tyre”. I gjithë shqetësimi bashkëshortor është që partnerët të mos kenë bërë një jetë të gënjeshtërt. Një shije e tillë e hidhur do të ishte fatale. Në dramën e Mihal Luarasit, ka një rrëfenjë për dashurinë njerëzore nga një çift pleqsh të vetmuar. Ata jetojnë për të mos vdekur, dhe rrëfejnë për të mos heshtur. Në “zemër” të gjithçkaje është dashuria, e cila thyhet në një prizëm kohor që nga ngjizja, tallazet, përdëllimet, sjellja e fëmijëve në jetë. Mirërritja dhe edukimi i tyre, lodhjet, heshtjet, dhe deri tek grahmat e fundit, pafuqia për të jetuar vetëm. Digresioni në të kaluarën, takon pikën e nisjes në gjenezë, ku edhe ai motivi i fërshëllyer apo i kënduar sinqerisht, duket i vyer. Tregon se njeriu që nuk i fshihet historisë së tij është njeriu i besueshëm. Ai e ka jetuar jetën, e ka dashur atë me sinqeritet dhe është produkt i saj. Të rrëfesh jetën edhe artistikisht në publik, ky quhet sinqeritet që emocionon! Artistja e shquar, aktorja e madhe e skenës, Drita Pelingu, që interpreton gruan në moshën e thellë, mjeshtërisht tregon se, ç’është sinqeriteti me veten, me bashkëshortin, me jetën, me botën, me fëmijët, me shoqërinë, me ndjenjat, me pasionet, me gabimet, me fajet, me ankthet, me dyshimet, me ëndërrimet, me provokimet, me perëndinë, me pushtetin, me puthjen, me ngjizjen e frytit të dashurisë. Gjithçka nga i njëjti njeri rikujtohet në një ditë të vetme, para nisjes me aeroplanin-engjëll. Duket si një përdëllim kozmogonik, sepse ngjarjet kishin qenë të shpërndara në të gjithë jetën, momentet ishin në kohë të ndryshme, rrethanat patën qenë gjithfarësh, por ajo kishte qenë vetëm një, “Gruaja që Dashuronte Dashurinë!”. “Dum spiro, spero!” - “Sa kohë marr frymë, shpresoj!”, - thoshte Ciceroni. Kjo grua gjithnjë kishte shpresuar, modestisht për më të mirën sepse edhe në inkubacionin e totalitaritetit ateist, kishte pasur guximin për të mos i kthyer krahët perëndisë! Ajo kishte vuajtur vetëm për një gjë. Të mos i humbiste apo i lëndohej dashuria. E donte të sinqertë, të paciflosur, jo të gënjeshtërt! Me të brenda qenies gjithçka ishte njerëzore, e gëzueshme, frymëzuese! “Dum vivimus, vivamus” – “Përderisa jemi në jetë, na lini ta jetojmë”, - shkruante Epikuri. Përgjegjësia aktoriale në këtë lloj dialogu me botën dhe partnerin, por edhe si një përshpirtje me jetën nën përgjegjësinë e të qenit njeri, ku gjithçka është e mbyllur brenda një dhome, lyp mjeshtëri skenike. Të dy aktorët e zgjedhur nga regjisori Mihallaq Luarasi, Drita Pelinku dhe Vangjel Toçe, e kishin absorbuar në një natyralitet njerëzor e artistik këtë thelb, sa jetësor aq edhe dramatik. Ngushtimi i hapësirës, si lëvizje e munguar. Mungesa e kontaktit, si heshtje e gjatë e fëmijëve. Ndarja nga bota sepse ata për të tjerët ishin të gjallë të harruar, dhe nesër do të shndërroheshin në të vdekur që dikur kishin qenë të braktisur në jetë! Kjo lloj zbrazjeje, interpretohet mjeshtërisht nga çifti i aktorëve. Ka një ulje të ritmit të lëvizjes skenike por edhe një mençuri pleqsh të përzier me naivitet fëminor, që të lë të kuptosh se brenda njeriut të plakur, janë prezente të gjitha moshat dhe atributet e tyre sepse njeriu nuk i fshin gjurmët e jetës. Ndryshe mund të humbasë rrugën dhe përfundon në deidentifikim. Kjo zhbërje është fatkeqësia më e madhe për cilindo. Njeri, mos ki as frikë, as turp nga jeta jote, ndryshe ti nuk je ai që dukesh, dhe nuk tregon se cili je! Kjo do të ishte vetmia më keqane! Ideja boshtore që përcaktonte filozofinë e pjesës dhe lëvizjen, si atë të dukshmen dhe atë virtualen, që na ftonte në një udhëtim imagjinar, në jetën e çiftit të pleqve. Kris: “Cilët janë të braktisur në këtë botë?”. Ata që fizikisht janë të tillë, por që nuk nëmin e mallkojnë, apo ata që të pushtuar nga makutëria e pronës apo trashëgimeve, kanë harruar ta jetojnë jetën me gëzim, me njerëzit e dashur, me humanizëm?! Kjo përplasje, sa e thjeshtë në pamje, sa konkrete në fatet e njerëzve, sa e përditshme në ato që dëgjojmë e shohim, merr një pikë kulmore në logjikën apeluese të pjesës, në momentin kur çifti i pleqve përpiqet të interpretojë, se si vajza dhe djali i tyre do të ndanin “pronën, - shtëpinë e prindërve”, pas vdekjes së tyre. Për prindërit kjo shtëpi kishte qenë kujtimi i të parëve të tyre, vatra e gëzimit, kopshti i lumturisë familjare, streha e dashurisë, skuta e dhimbjes për ta fshehur lotin e hidhur, hapësira e “paanë” ku gjithçka kishte marrë kuptim dhe fisnikëri. Për bijtë e tyre do të shndërrohej në pasuri që shitet, në pará që ndahen (shqyhen), madje jo shumë thjesht e pa probleme! Ky lloj rrënimi i shoqërisë apelon për bjerrjen e njeriut që duket se po modernizohet duke paguar me gjithçka ai mundet, për ndarjen e cila bën ekuacion me vetminë! Breza të ndryshëm, mentalitete jo të njëjta. Natyrisht bota ndryshon, njeriu zhvillohet, interesat rriten e shtohen, por se bashkë me to, a mos vallë njeriu nuk paskërka më nevojë të dojë si njeri, të flasë e të merret vesh si njeri, të qeshë e të qajë si njeri? Në “nofullën” e kësaj dileme, prindërit e moshuar e të braktisur nga fëmijët, dorëzohen në pafuqi. Është një rol që ata nuk mund ta kryejnë! Ata nuk mund të jenë “prindër të pronës” por të fëmijëve! Është një lloj vetmie që vret edhe në mosekzistencë. Ata do të ikin nga kjo botë me brengën se fëmijët e tyre mund të braktisin njëri-tjetrin, mund të heshtin për së gjalli për pasuri, mund të harrojnë se janë dergjur në një bark nëne dhe kanë thithur të njëjtin gji mëmësor. Kjo është fatale. Është një pikë kulmore e interpretimit, nga të dy aktorët që grishin falë një teksti dramatik, sa të thjeshtë por edhe aq të thellë, të “qëndisur” me humanizëm nga autori. Ky “krimb” po i ha dita- ditës “trarët e godinës së shoqërisë”, jo vetëm këtu në hapësirën tonë lokale të ngushtë e të zhurmshme, por edhe atje në Perëndimin llamburitës. Edhe përtej oqeanit, ku Kampionët e Lirisë kanë ngritur monumente në respekt të saj. Miliona të moshuar, të braktisur në të gjithë botën në ditët tona, nuk janë fatkeqë sepse janë të tillë, ata janë të lënduar sepse nuk po dëgjohet thirrja e tyre, se ku po shkojnë njeriu dhe shoqëria. Ky apel nuk është banderolë shpalosur në qiell të hapur, ku çdo ditë fluturojnë tullumbacet e haresë gënjeshtare. Ata tregojnë në heshtje vetëm një shqetësim, çfarë po ndodh me dashurinë njerëzore! Nëse bota zbrazet edhe prej saj, ajo mund të jetë gjithçka, por kurrsesi bota e njerëzve që e duan jetën. Ta duash jetën dhe ta përdorësh atë, nuk është e njëjta gjë. E para të jep frymëzim! E dyta ushqehet nga mentaliteti i akomodimit vegjetativ. Autori e ka parë dashurinë në anatominë e saj, që nga frymëzimi e deri tek nevoja, se nuk mund të jetosh dot pa atë me të cilin ke ndarë gjithçka në jetë. “Gratë ia japin burrit gjithë arin e jetës së tyre. Mandej duan t’ua kthesh pak e nga pak, çdo ditë e çdo orë!”. Gruaja në pjesën teatrore, duket se nën këtë këndvështrim dramatiko-regjizurial, merr trajtën e një “faltoreje”, ku në çdo sekondë të mbetur të jetës, burri pelegrinon për falje dhe lutje, për përgjërim dhe ndjesë. Ai dëshiron të iki nga kjo botë jo me makthin e mosrrëfimit të mëkateve, që është më i madhi dhe më i pandreqshmi! Ai flet pa pushim. E ndjen që aeroplani në ëndrrën e gruas lidhet me aforizmin se “misteri i dashurisë është më i madh se misteri i vdekjes”! Kur dashuria çmitizohet deri në qelizë, atëherë vdekja nuk ka më mitizëm brenda saj. Ajo ka ardhur! Njeriu nuk ka më frikë e vetëpengim për ta ndërmarrë udhëtimin fatal. Pjesa mbyllet mrekullisht me kumtin se “burrat duan të jenë dashuria e parë e gruas, kurse gratë duan të jenë dashuria e fundit e burrit.” Është për këtë arsye që finalja e dramës vjen mjaft prekëse, kur Drita Pelinku, “mëkaton” ndaj Zotit në emër të dashurisë, kur i thotë Perëndisë: “Edhe në ferr dua të jem pranë Donit (të shoqit)!”. Përjetësisht dashuria, apo përjetësisht të dashuruar?! Kjo varet si lexohet nga çdokush në këtë botë. Njeriu që zbrazet nga dashuria është i (vet)dënuar me “vdekjen” që quhet vetmi! Ndryshe kësaj i thonë, të “jetosh si i vdekur” dhe të “vdesësh pa shijuar të jetuarin!”.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)