Problemi i vërtetë i socialistëve
Nga Hamdi Jupe
Te marten, zoti Gramoz Ruci, kryetar i Asamblese se Partise Socialiste dhe kryetar i Grupit Parlamentar te saj, doli ne nje konference shtypi, pas mbledhjes me dyer te mbyllura te grupit, dhe denoncoi gjyqet qe organizohen ndaj deputeteve socialiste me akuzen e shpifjes, pas denoncimeve te bera ndaj tyre prej njerezve me pushtet. Ishte e gjate lista e deputeteve socialiste te akuzuar, te gjykuar, te denuar dhe qe presin te denohen. Prandaj Ruci kish te drejte te shqetesohej per kete dukuri dhe te denonconte gjykatat, qe jane vene nen kontrollin e plote te qeverise. Deri ketu gjithcka eshte ne rregull.
Por kjo deklarate e zotit Ruci nxori ne pah edhe nje fenomon negativ qe karakterizon opoziten e sotme (me sakte, Partine Socialiste, sepse ajo eshte e vetmja opozite parlamentare) dhe qe eshte, sipas meje, problem kryesor i saj. Ky problem po e bren dita dites partine kryesore te opozites dhe po ben qe ajo, edhe ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, te mbetet (larg qofte) perseri ne opozite.
Thelbi i deklarates se Rucit permban ne vetvete idene shkaterruese se deputetet socialiste, rreth 64 gjithsej, me gjithe mbrojtjet ligjore dhe kushtetuese qe kane, nuk arrijne te mbrojne dot as veten e tyre nga ky pushtet qe qendron ne kembe padrejtesisht prej shtate vitesh. Ne keto rrethana si munden ata, deputetet socialiste, te mbrojne me mijera anetare dhe simpatizante te Partise Socialiste ane e mbane Shqiperise, te neperkembur rende nga pushteti? Kjo eshte pyetja therese qe shtron natyrshem ne kete rast socialisti i thjeshte dhe prandaj kjo eshte nje pyetje shkaterruese per anetaresine dhe elektoratin e Partise Socialiste.
Socialistet e thjeshte jane te lodhur nga qendrimi i tyre prej shtate vitesh ne opozite. Ata ndihen te deziluzionuar nga udheheqja e tyre, perderisa ajo po i le pa mundesi reale per te jetuar ne kushte normale dhe per te mbrojtur veten e tyre. Ca me keq, nuk po i mbron dot, as ne te drejtat themelore te tyre, ne te drejten e punes dhe te jetes, ne te drejten e te paturit nje gjykim te drejte ne gjykatat shqiptare per problemet qe kane etj. Ky eshte fakt dhe ai nuk e shpeton dot Partine Socialiste me deklaratat ankuese (qaramane – mund te thuhej) te kryetarit te Grupit te saj Parlamentar.
Gjykatat shqiptare jane mbushur e po mbushen me gjykates militante te partise ne pushtet. Ka shtate vjet qe kjo parti po uzurpon te gjitha institucionet e drejtesise me gjykates – sherbetore te saj te bindur. Se shpejti pritet qe ky proces i shpelarjes se trurit te organeve te drejtesise, te ndodhe edhe ne ato sfera te saj qe kane mbetuar pa u prekur deri tani, sic jane pjese te gjykatave te larta dhe prokuroria e vendit. Kjo do te ndodhe me fillimin e detyres se Presidentit te ri te Republikes.
Kur rri shtate vjet ne opozite, keshtu do te ndodhe, te gjitha pushtetet do te bien ne duar te sovjeteve, siç shprehej Lenini, dmth ne duart e parties ne pushtet. Edhe atehere Partia Socialiste do te beje nje deklarate tjeter si kjo qe beri tani zoti Ruci. Por kjo nuk e zgjidh problemin. Opozita nuk ka per mision vetem te qaje.
Nenkryetari i Grupit Parlamentar Socialist, zoti Saimir Tahiri, i shkroi keto dite nje leter publike ambasadorit amerikan ne Tirane, Zotit Arvizu, ku i kerkonte qe ambasadori te marre pjese ne procesin gjyqesor kunder zotit Tahiri. Zevendesi i zotit Ruçi, anetar i kryesise se PS-se dhe nje deputet i vleresuar i saj, ndihet ne nje pozicion te veshtire, qe ben kerkesa te tilla per perfaqesues te trupit diplomatik ne Tirane. Kur nje deputet, nenkryetar i grupit parlamentar, nuk eshte ne gjendje te mbroje veten e tij para gjykatesve, si mund ta beje nje gje te tille nje qytetar i thjeshte? Cfare ndihme mund te kerkoje e te prese ai nga nje deputet i tille dhe nga nje parti e tille?
Mendoj se nuk eshte kjo rruga e mbrojtjes se tij nga padrejtesite e drejtesise shqiptare. Mbi te gjitha, nuk eshte ky nje mesazh i drejte qe u jepet socialisteve te thjeshte. Keta te fundit kane arsye dhe te drejte qe kete veprim te zotit Tahiri ta konsiderojne si nje shenje frike dhe kapitullimi te tij dhe ky nuk eshte nje shembull i mire per socialistet e thjeshte. Populli thote: Burgu per burrat eshte. Dhe socialistet kete e dine mire. Ata e kane patur nje te burgosur politik vite me pare dhe ky ishte Nano.
Ne keto rrethana socialistet e thjeshte e kane humbur dhe po e humbin perdite e me teper besim tek udheheqja aktuale e Partise Socialiste, se ata do te fitojne zgjedhjet e reja dhe se do te qeverisin vendin ashtu siç duhet pas nje viti, kur te jene zgjedhjet. Ky eshte nje problem i madh, problemi me i madh i socialisteve sot. Dhe humbja e besimit i ben njerezit pastaj qe te kerkojne shpresen ne parti te tjera, ne alternativa te tjera.
Dhe me tej akoma. Shqiptaret e thjeshte, pa pune dhe pa pushtet, ata qe e shikojne veten prej shtate vitesh nen thundren e ketij realiteti te zymte, fillojne te mendojne pak a shume keshtu: Berisha eshte i pathyeshem. Ai ka thene qe do largohet pa 30 vjetesh nga pushteti dhe keshtu do te ndodhe. Prandaj, ne mos u befshim miq me Berishen, te pakten te mos behemi armiq me te.
Kjo psikologji e shqiptarit pragmatist, ne kushtet e humbjes se shpreses per fitore ne zgjedhjet e reja, e le Partine Socialiste edhe pese vjet te tjera ne opozite. Fakti qe elektorati i LSI-ne ne zgjedhjet e fundit lokale u rrit ne raport me zgjedhjet e fundit parlamentane (nga tetedhjete mije, ne njeqind mije) nuk duhet nevleftesuar. Njerzit nuk jetojne dot me slogane politike. Ata duan te hane, te pine e te vishen. Natyrisht, te bejne edhe pasuri. Dhe keto behen kur je ne pushtet.
Ne vend eshte krijuar nje parti e re opozitare, Aleanca Kuq e Zi. Asaj po i afrohen shume njerez, te majte e te djathte, nuk dihet akoma mire se nga ka rrjedhur kjo pjese e popullsie qe mblidhet ne mitingjet e saj, nder to, edhe kongresi i fundit i zhvilluar ne Tirane. Idete e kesaj force politike jane akoma konfuze dhe te paqarta, te pakten per mua. Megjithate, fakti qe pas saj po shkojne shume njeres, tregon se keta nuk gjejne shprese tjeter te politika shqiptare. Te qeveria jo se jo, por (fatkeqesisht) as te opozita.
Aleanca Kuq e Zi e ka mprehur shpaten e saj si djathtas, ashtu edhe majtas, duke i bere fajtore njelloj te dyja forcat kryesore politike ne vend. Ndersa Partia Socialiste po vazhdon ta injoroje me mendjelehtesi kete fakt, edhe pse ajo ka shtate vjet ne opozite dhe nuk ka pergjegjesi per punet qe ben qeveria. Kjo eshte nje tjeter fatkeqesi per socialistet e thjeshte.
E ashtuquajtura Levizja Nano mori pushimet verore, ende pa e filluar punen e saj per te gjetur mbeshtetje te socialistet. Por jam i sigurte se nje pjese jo e vogel e socialisteve do te turbulloheshin, ne se Nano do te kishte vullnetin te vishte opingat e te dilte neper rrethe te ndryshme te vendit, ne kerkim te te pakenaqurve nga udheheqja aktuale e Partise Socialiste. Keshtu do te humbej edhe nje perqindje tjeter e
