Jeff Bezos i jep fund beqarisë në qytetin e miliarderëve, fejohet me Lauren Sanchez
Themeluesi i Amazon, miliarderi Jeff Bezoz është fejuar në moshën 59-vjeçare me 53-vjeçaren Lauren Sanchez, gazetaren dhe fituesen e çmimit Emmy.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet e huaja teksa çifti ishin me pushime së bashku në Kanë të Francës.
Gjatë kësaj fundjave, dyshja u fotografua duke shijuar një dalje publike dhe ishin të pranishëm në premierën e “Killers of the Flower Moon” mes dhjetra VIP-ave të tjerë.
Bezos u pa gjithashtu me një unazë në gisht të dielen, ndërsa ata kaluan kohë së bashku në jahtin 500 milionë dollarësh të miliarderit.

Çifti i sapo fejuar e bëri publike lidhjen e tyre në janar të 2019, pasi Jeff Bezos njoftoi divorcin me ish-gruan e tij MacKenzie Scott, me të cilën kishte 25 vite martesë dhe ka 4 fëmijë.
Në atë kohë, edhe ish-prezantuesja e “Good Day LA” po divorcohej nga bashkëshortit i saj prej 13 vitesh dhe me të cilin ka dy fëmijë. Ndërkohë, Lauren Sanchez kishte edhe një djalë me ish-yllin e NFD, Tony Gonzales.

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
