Kompania e Elon Musk do të mbulojë me internet zonat e përmbytura në Itali, për të ndihmuar ekipet e kërkimit
Kompania e Elon Musk do të mbulojë me internet zonat e përmbytura në Itali, për të ndihmuar ekipet e kërkimit
Shkruar nga Newsbomb
SpaceX dhe kompania italiane e sigurimeve Unipol Gruppo kanë bashkëpunuar për t'u ofruar akses në internet zonave të përmbytura në Itali. Në një postim nga profili zyrtar, Starlink shkruan se mbi 150 komplete Starlink kanë mbërritur në rajonin verior të Italisë, Emilia Romanga, i cili është shkatërruar nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës. Sipas marrëveshjes, Unipol do të blejë terminalet e internetit satelitor Starlink nga SpaceX. Ato do t'u vijnë në ndihmë të ekipeve të kërkim shpëtimit në Itali, spitaleve dhe vullnetarëve. SpaceX po pozicionon edhe satelitët Starlink për të ofruar një mbulim më të përmirësuar satelitor mbi zonat e përmbytura në Emilia Romagna. "SpaceX, Starlink dhe Tesla janë të lumtur që do të përdoren në çfarëdolloj mënyre për të ndihmuar Italinë dhe njerëzit e prekur nga përmbytjet”, shkroi Elon Musk në Twitter. Numri i viktimave në Emilia Romagna ka shkuar në 15-të dhe dhjetëra të tjerë rezultojnë të zhdukur. Sipas autoriteteve italiane, mbi 36,000 persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të tokës.
Starlink can be rapidly deployed to provide immediate connectivity for those in need.
With more on the way, 150+ Starlink kits arrived overnight in Italy’s northern Emilia-Romagna region to support rescue and recovery efforts from severe flooding ?️?? ❤️ ?: @andst7pic.twitter.com/J0xoc5cxKl — Starlink (@Starlink) May 21, 2023
Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?