E Martë, 3 Nëntor 2026

“Jehona Jonë” në TKOB, valle dhe këngë nga trevat shqiptare

Me këngë e valle, interpretime nga të gjitha trevat e Shqipërisë ka qenë e përbërë shfaqja e Ansamblit Popullor “Jehona Jonë” në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, mbrëmjen e 16 janarit.

Nga Çamëria në Kosovë e nga Bregu në Korab, publiku  ka përcjellë traditat më të bukura shqipe, këngët, vallet, vajet e gëzimet, të cilat kane ardhur të interpretuara mjeshtërisht nga artistët e Ansamblit Popullor.

Solistë të këtij koncerti të veçantë kanë qenë Denisa Gjezo, Iris Bega, Aranit Hoxhaj, Lekë Pecnikaj, Avni Miraka etj.

Tradita e këngëve dhe valleve popullore shqipe është mjaft e lashtë, ndërsa e rëndësishme është ruajtja e kësaj pasurie ndër breza, teksa edhe në këtë shfaqje ka qenë pikërisht brezi i ri i cili ka mbajtur peshën e valleve.

RTSH

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›