E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkrimtari i njohur Fatos Kongoli feston 80-vjetorin

Në 80-vjetorin e shkrimtarit Fatos Kongoli, anëtar i Akademisë së Shkencave eshte  organizuar  një veprimtari për të festuar në nderim të tij, nga Botimet “Toena” dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Me pjesëmarrjen e personaliteteve të shquar të letrave shqipe dhe politikës gjithashtu u festua 80 vjetori I shkrimtarit. I pyetur për krijimtarinë e pasur te tij nga nxënës të shkollave te mesme te Tiranës shkrimtari rrëfeu lidhur me pasionin e tij në të shkruar

Në vitin 2022 Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi i shkroi një letër Akademisë Suedeze të Shkencave, në emër të Kryesisë, për ta nominuar  akad. Fatos Kongolin, shkrimtar me njohje kombëtare e ndërkombëtare, si kandidat për çmimin “Nobel”.

Fatos Kongoli ka fituar tri herë çmimin “Pena e argjendtë” për librin më të mirë në prozë si dhe çmime të tjera brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Kalorës i Legjionit të Nderit” nga Presidenti i Francës dhe “Mjeshtër i madh” nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›