Jelena mikson ezanin në këngën e saj

Këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, ka zhvilluar një koncert më datë 15 qershor në Usce. Ajo që vërehet në këngën “Duboko Ranjena” mund të jetë një fakt shokues për botën islame.
Kënga "Plaga e Thellë" e cila ishte një prej këngëve që duhej të performonte këngëtarja në Usce, në titull mban parashtesën “arabic mix”, por në fakt kënga fillon me ezanin që është thirrje për lutje e që këndohet në xhamitë muslimane.
Mbetet ende e pa kuptueshme se si mund të ketë marrë të drejtën Karleusa që të shfrytzojë pjesë të ezanit që dalin nga libri i shenjtë i muslimanëve.
Raportohet se Karleusa në po këtë koncert nuk përjetoi momente të mira, pasi ai dështoi për shkak të zërimit dhe ndriqimit të keq./Indeksonline/