Valza Bajra, gati për tregun latino-amerikan si këngëtare

Keni pyetur ndonjëherë se ku ndodhet këngëtarja Valza Bajra, dhe pse nuk e shohim me ndonjë këngë të re? Ne mësojmë se këngëtarja në Amerikë tashmë është shndërruar në aktore.
Për momentin, ajo po luan te “La Subasta”, ku ka si personazh një skllave që vuan pasojat e jetës, ndërsa ka pranuar të luajë duke prezantuar një vajzë shqiptare me emrin Kosovare.
Por këngëtarja nuk e ka lënë mënjanë muzikën, ajo sapo ka incizuar një këngë me motive latine, nga kompozitori Florent Boshnjaku, por tashmë në gjuhën spanjolle dhe vetëm me disa fjalë shqip.
Ndërsa në muajin që vjen, kjo këngë do të ketë edhe versionin e videos. Gjithashtu mësojmë se ajo ka tashmë një menaxher meksikan, ai po tenton dhe po e ndihmon që ta fusë artisten shqiptare në muzikën latino-amerikane, pikërisht nëpëmjet klipit të ri, që do të jetë një befasi./Indeksonline/