E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen Al Kaeda vret pese ushtare

Rebelë të dyshuar si anëtarë të Al Kaedës kanë vrarë sot në një pritë pranë qytetit jemenas të Maribit pesë ushtarë.

Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale të sigurisë, sipas të cilave automjeti ku ndodheshin ushtarët ra në kurthin e ngritur nga rebelët, 160 km në lindje të kryeqytetit Sana.

Sipas burimeve, pesë ushtarët kanë vdekur nga impakti që makina e tyre ka pasur me një raketë anti-tank të qëlluar nga militantët.

Është ende herët për të deklaruar se ngjarja në fjalë është një hakmarrje për vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama bin Laden.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›