Kosova KS diskuton trafikun e organeve
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se, nuk do të ketë paqe të qëndrueshme mes serbëve dhe shqiptarëve nëse nuk mbahet një hetim lidhur me këtë cështje.
“Serbia nuk do të ndalet dhe nuk do të tërhiqet derisa të zbulohet e vërteta e plotë mbi atë që ka ndodhur”, ka pohuar Jeremic, i cili ka kërkuar që hetimi të bëhet me mandat të OKB-së.
Ndërsa disa vende anëtare të BE janë përplasur me Rusinë, Kinën dhe Serbinë, lidhur me cështjen se kush duhet ta kryejë hetimin.
Diskutimet janë përqendruar mes misionit EULEX, apo ndonjë organi tjetër me mandatin e Kombeve të Bashkuara.
Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier ka deklaruar se hetimet e drejta dhe të pavarura janë cështje kyce dhe ka mbështetur zhvillimin e tyre nga misioni EULEX.
Edhe Britania, Franca dhe Gjermania janë shprehur se misioni evropian për rendin dhe ligjin ka kapacitetet dhe juridiksionin për të hetuar.