E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen nisin bisedimet pozite-opozite

Partia jemenase në pushtet ka hapur bisedimet me koalicionin kryesor të opozitës, pas largimit të presidentit Saleh në Arabinë Saudite për trajtim mjekësor.

Protestuesit i kanë kërkuar presidentit në detyrë, Abd Rabu Mansour Hadi, që të formojë një këshill presidencial për të gjetur një zgjidhje për krizën që ka përfshirë vendin.

Aktet e dhunës, që kanë përfshirë Jemenin prej disa muajsh, kulmuan ditën e premte kur presidenti Saleh u plagos nga një sulm ndaj rezidencës së tij.

Burime zyrtare nga Sana kanë deklaruar për BBC se bisedimet mes Kongresit të Përgjithshëm të Popullit dhe koalicionit opozitar Partia për Bashkim, janë të parat e këtij lloji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›