E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kina konfirmon aeroplanmbajtesen

Kreu i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Clirimtare të Popullit ka konfirmuar lajmin se Kina po ndërton aeroplanmbajtësen e parë të saj.

Megjithatë, gjenerali Chen Bingde ka refuzuar të thotë se kur anija, një model rus i modifikuar, do të jetë gati.

Ndërsa një anëtar i stafit të tij tha se objekti nuk do të përbëjë asnjë kërcënim për kombet e tjera.

Aeroplanmbajtësja e gjatë 300 metra, që po ndërtohet në porti veri-lindor të Dalianit, ka qenë plani më sekret i qeverisë kineze.

Gjenerali Cen i bëri komentet e tij për një të përditshme të Hong Kongut, pas qarkullimit të zërave mbi këtë plan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›