E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemen, presidenti: Largohem gradualisht

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, premtoi këtë të enjte transferimin gradual të pushtetit dhe largimin paqësor të tij nga skena politike, por nuk dha asnjë të dhënë për kohëzgjatjen e këtij procesi.
 

I përballur me protesta gjithmonë e më masive dhe të dhunshme, Saleh premtoi afrimin e datës së zgjedhjeve në janar 2012, në vend të shtatorit 2013, kur mandati i tij përfundon me të vërtetë.

Një javë pasi 52 persona u vranë në protesta të premten e shkuar, nesër është paralajmëruar një tjetër grumbullim masiv anti-qeveritar pas faljeve të nesërme. Dita është quajtur “e premjta e largimit”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›