Libia, NATO merr kontrollin e ndalim-fluturimit

Në natën e pestë që nga nisja e sulmit nga koalicioni perëndimor në Libi, NATO ka rënë dakort që të marrë kontrollin e zonës së ndalim fluturimit të vend.
Kjo çështje kishte sjellë disa debate, mes vendeve të cilat kishin nisur sulmet mbi Libi, duke u përballur me Francën e cila ishte kundër këtij vendimi, dhe presionit nga vendet e tjera të alenacës.
"NATO dhe aletët e saj kanë vendosur që të përforëcojnë zonën e ndalim fluturimit në Libi. Ne po marrim përsipër këtë aksion si pjesë e ndërmarrjes ndërkombëtare për të mbrojtur civilët kundër sulmeve të regjimit të Gadafit. Do të bashkëpunojmë me partnerët tanë në rajon dhe do të mirëpresim kontributin e tyre" ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i NATO, Andres Fogh Rasmusen.
Megjithatë Rasmusen ka shtuar se vendimi për të marrë komandon e gjithë operacionit në Libi do të vendonset ditën e dielë.
Lidhur me këtë vendim foli edhe sekretarja e shtetit amerikan Hillary Clinton, e cila deklaroi se vendimi për kalimin e komandos te NATO, u bë në marrëveshje të plotë me aleatët. " Kemi rënë dakort me aleatët e NATO-s për kalimin e komandës dhe kontrollin e zonës së ndalim fluturimit" deklaroi Klinton. Sipas saj falë ndërhyrjes së koalicionit në Libi, në bazë të rezolutës së 1973 të OKB, u parandalua një masakër e mundshme humanitare në Bengazi.
Ndërsa presidenti francez Nikola Sarkozi, deklaroi nga Brukseli, se nuk ka asnjë mundësi që NATO të marrë komandon e një operacioni tokësor, nëse do ai do të ndërmerrej në Libi. Edhe pse rebelët libianë janë shprehur kundër kësaj nisme.
NATO ka parashikur gjithashtu edhe ndalim qarkullimi të makinave në Libi. Kjo do të parandalonte sipas presidentit francez, sulmet ndaj rebelëve. Nëse ne do të godasim, makinat me municione, do të ndodhë se këto makina, sulmojnë civilët" deklaroi Sarkozi.