Jemen proteste e dyfishte ne Sana
Dhjetra mijëra mbështetës dhe opozitarë të regjimit të Jemenit janë mbledhur në kryeqytetin Sana, në dy tubime të ndryshme.
Manifestimet po zhvillohen pasi një ndërmjetësim i Gjirit që parashikonte daljen nga skena të presidentit Ali Abdullah Saleh ka pësuar një arrest.
Në kryeqytet mijëra persona kanë bërë thirrje për largimin e Saleh, ndërkohë që një nismë e ngjashme është organizuar edhe në qytetin Taez.
Nga ana tjetër, edhe vetë presidenti Saleh ka organizuar një manifestim të mbështetësve të tij dhe ka premtuar se do t’u rezistojë presioneve.