E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moske denohen vrasesit nacionaliste

Gjykata e Moskës ka dënuar sot dy vrasës nacionalistë, Nikita Tikhonov dhe Ievghenia Khassis, respektivisht me burgim të përjetshmë dhe 18 vjet burg.

Ata u shpallën fajtor pasi më 19 janar të vitit 2009, në qendër të Moskës vranë me pistoletë avokatin Stanislav Markelov dhe gazetaren Anastasia Baburova.

Markelov ishte një mbrojtës i njohur i cështjeve që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, ndërsa Baburova u vra në cilësinë e dëshmitares së vrasjes.

Kjo është ndër herët e rralla që drejtësia ruse jep një ndëshkim të tillë. Vrasje të tjera, mes të cilave ajo e gazetares Ana Politkovskaya, kanë mbetur në “errësirë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›