Jemen, vritet shefi i sigurimit të ambasadës amerikane

Vritet shefi i sigurimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sana të Jemenit.
Kasem Aklani është qëlluar me armë zjarri nga një person me motoçikletë.
Aklani ka punuar në ambasadën amerikane rreth 20 vjet.
Qeveria e Jemenit, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, ka nisur kohë më parë ofensivën kundër degës së Al Kaidës në vend, duke kthyer kontrollin e disa qyteteve në jug.