Shpërthim në Pakistan, disa të vrarë
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në veriperëndim të Pakistanit.
Zyrtarët kanë thënë se sulmi ka ndodhur në rajonin fisnor Sunzu Darra, ku ushtria është e përfshirë në operacionet kundër militantëve talibanë dhe atyre të Al Kaidës.
Raportet thonë se eksplozivi është vendosur në një karrocë. Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por talibanët dhe militantët e tjerë islamikë vazhdimisht qëllojnë forcat e sigurisë në zonat përgjatë kufirit me Afganistanin. Sulmet e tilla vrasin shpesh edhe civilë.