Jemen vritet zyrtari i larte i Al-Kaedes

Shefi i medias së grupit terrorist Al-Kaeda për Gadishullin Arabik mbeti i vrarë së bashku me gjashtë militantë të tjerë gjatë një sulmi ajror në jugun e Jemenit, informuan zyrtarë vendas.
Vendndodhja e Ibrahim al-Banna ishte zbuluar nga shërbimet e fshehta amerikane, të cilat kryen këtë sulm nëpërmjet avionëve të telekomanduar.
Një muaj më parë, nga sulmi i avionëve pa pilot mbeti i vrarë një tjetër figurë e lartë e Al-Kaedës, shefi i organizatës terroriste për Jemenit, Anëar al-Aëlaki.
Sipas një raportimi të pakonfirmuar të Agjensisë Franceze të Lajmeve, “AFP”, gjatë sulmit janë dëgjuar tre shpërthime, ndërsa një prej predhave duket se ka goditur një xhami.
Jemeni është vendosur nën akuzë nga vende të tjera arabe për lejimin e përdorimit të hapësirës së tij ajrore, por Sana’a zyrtare pretendon se amerikanët vetëm sa po realizojnë aksionet që ata vetë kishin planifikuar.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
“Meta-Prifti, ekspertët amerikanë shumë të njohur”
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron