Ranieri Kthimi i Etoo-se eshte fantazi

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri, përjashtoi kategorikisht çdo mundësi të rikthimit të Samuel Eto’o-së, gjatë periudhës së ndërprerjes së kampionatit rus në dimër.
”Nuk mund të flas për fantazira. Unë mendoj për futbollistët që kam në skuadër dhe jo për plane fantastiko-shkencore. Kam shumë sulmues të tjerë të mirë në skuadër dhe kam besim të plotë tek ta”, u përgjigj Ranieri.
I transferuar për një shumë rekord në skuadrën çeçene të Anzhit, Eto’o duket se do të ishte i gatshëm të rikthehej në Serinë A për dy muajt janar-shkurt, duke bërë të njëjtën zgjidhje që ka gjetur Beckham, kur luante me Milanin gjatë ndërprerjes së kampionatit amerikan.
Trajneri i zikaltërve iu përgjigj edhe kritikave të paraardhësit të tij Rafa Benitez, i cili fajësoi mungesën e dialogut midis mjekëve dhe futbollistëve për dëmtimet e shumta që ndodhën gjatë udhëheqjes së tij.
”Deklarata të tilla më befasojnë, pasi unë jetoj dhe punoj brenda këtij klubi dhe e di shumë mirë që funksionon ndryshe. Ai është një njeri që ka qëndruar këtu pak kohë, por unë dhe lojtarët e mendojmë ndryshe mbi këtë pikë”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
“Meta-Prifti, ekspertët amerikanë shumë të njohur”
Topi kthen ligjin e mbetjeve
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Kumbaron